Një gjykatë në Moskë lëshoi sot një urdhër për arrestimin e kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, duke akuzuar shefin e spiunazhit për organizimin e “sulmeve terroriste” brenda Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
RIA citoi gjykatën të thoshte se Budanov akuzohej për vepra të lidhura me terrorizmin dhe kontrabandën e armëve. Masa kundër tij u njoftua “në mungesë”.
Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë vitin e kaluar, një numër shpërthimesh kanë goditur infrastrukturën ruse, depot e armëve dhe objektet ushtarake.
Rusia ka fajësuar Ukrainën për shumë nga sulmet, ndërsa Kievi as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përfshirjen e tij.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e quajti më parë Budanovin si organizatorin e një shpërthimi që dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin ukrainas të aneksuar të Krimesë në tetor.
/abcnews.al