Gjykata e Lezhës lë në burg Ruben Saraivën, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj

schedule10:31 - 2 Janar, 2024

schedule 10:31 - 2 Janar, 2024

Gjykata e Lezhës ka vendosur masë “arrest në burg pa afat” për shtetasin portugez, Ruben Saraiva.

Saraiva dyshohet si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë.

Kujtojmë se Ruben Saraiva u ekstradua dy ditë më parë nga Maroku.

Seanca u zhvillua këtë të martë në orën 10:00.

/abcnews.al/