Gjykata e Lartë ruse ka konfirmuar vendimin që përjashton kandidatin kundër luftës në Ukrainë Boris Nadezhdin nga gara presidenciale e planifikuar në federatë midis 15 dhe 17 marsit.
Në rrjetet sociale, Nadezhdin, i cili synon të kandidojë si kandidat me partinë “Nisma Qytetare”, tha se synon të vazhdojë ndjekjen ligjore.
“Ne do të apelojmë vendimin e Gjykatës së Lartë. Nga atje do të jemi vetëm një hap larg Gjykatës Kushtetuese. Tani për tani, ne udhëhiqemi nga ligji rus”, tha ai.
/abcnews.al