Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

schedule14:25 - 27 Nëntor, 2025

schedule 14:25 - 27 Nëntor, 2025

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

“Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Dosja në ngarkim të tij përfshin hetimet për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Kurse , Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Ish-Presidenti mbahet në burg që nga tetori i vitit të kaluar, kurse Monika Kryemadhi  është me masë  sigurie “detyrim paraqitje”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!