Berisha jashtë Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e avokatëve për të anuluar vendimin e gjykatës

schedule17:56 - 23 Maj, 2024

schedule 17:56 - 23 Maj, 2024

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi leje për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Ish-kryeministri ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej fundvitit të kaluar.

Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Rrëzimi i lejes është “shuplaka” e radhës nga drejtësia për Sali Berishën, i cili rrezikon edhe mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!