Gjykata e Lartë nuk liron nga qelia Artur Zoton

schedule17:37 - 25 Tetor, 2017

schedule 17:37 - 25 Tetor, 2017

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto për lirim nga qelia. Ish-kreu i Burgjeve, aktualisht i pandehur për akuzën e “korrupsionit” tek Krimet e Rënda qëndron prej gati 7 muajsh në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Në seancën e sotme, ku nuk ishte i pranishëm, Zoto kërkoi përmes avokatit zbutjen e kësaj mase sigurie.
Gjatë parashtrimit të kërkesës avokati vuri në dyshim vlefshmërinë e provës kryesore të prokurorisë, deklarimin e dhënë nga ish-zëvendësi i Zotos, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Iliaz Labi. Pretendimet e ish-titullarit te Burgjeve u kundështuan nga përfaqësuesi i organit të Akuzës.
Prokurori i tha gjykatës se nuk kishte ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të sillte nevojën për ndryshimin e masës së sigurisë. Në përfundim Kolegji Penal vendosi të lërë në fuqi masën e dhënë me herët nga Shkalla e Parë dhe Apeli për Krimet e Rënda, atë të “arrestit në burg”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!