Gjyqtarja e Gjykates Kushtetuese refuzoi të martën të hapë vakancën per pasuesen e saj, me pretendimin se mandati i mbaron në fund të vitit të ardhshëm.
Por Gjykata e Larte, si institucion emertese po i ben levizjet vet, ne funksion te dates 10 mars, qe parashikon qe i mbaron mandati gjyqtares Zacaj.
Ketë te merkure, qe heret paradite, Gjykata e Larte njoftoi se nisi procedurat per pasuesen e Zacajt, edhe pse kete vakance sipas ligjit, duhet ta njoftonte vete Gjykata Kushtetuese, duke thënë se mosveprimi I kësja gjykate, nuk duhet ta pengojë në ushtirmin e detyrave të saj.
Gjykata e Larte: Kryetari i Gjykatës së Lartë, në respekt të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese “, ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, të vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë dhe me përgjegjësinë e plotë për të përmbushur funksionin që i është ngarkuar, hap procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9-vjeçar.
Daten 10 mars Gjykata e Larte, e referon si perfundimin e mandatiti te paraardheses te Zacajt, Vitore Tusha. Por vete Zacaj nuk e sheh kete date, si afatin e saj, por fundin e vitit tjeter. Ne kete perplasje, ndersa Gjykata e Larte nisi procedurat, ajo sfidoi duke publikuar letren e nisur Komisionit te Venecias, per Opinion, per interpretimin e afateve, thelbi i se ciles permbildhet tek kjo pyetje:
A mund të përdoret data e mbarimit të mandatit të plotë të gjyqtarit paraardhës si datë për llogaritjen e mbarimit të mandatit të gjyqtarit pauses?
Ne reference te nenit 179, pikës 3 që ka të bëjë dhe me ripërtëritjen, kryetarja e gjykates kushtetuese Holta Zacaj thote se nuk ka date te percaktuar te perfundimit te mandatit te saj, ndersa fillimi i detyres nis ne momentin e kryerjes se betimit para presdientit. Zacaj eshte betuar ne daten 25 janar të 2023-shit para Presidenti Bajram Begaj. Kur secili insitucion interpreton në favor të tij vendimarrjet, pyetja që shtrohet është çfarë ndodh kur Zacaj vijon në gjykatë pas 10 marsit, ndërsa aty do të jetë zgjedhur dhe pasuesi i saj./ abcnews.al