Gjykata e Lartë me 7 anëtarë, reagon Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara

schedule16:51 - 19 Mars, 2021

schedule 16:51 - 19 Mars, 2021

Pas dekretimit të 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim ka uruar 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së lartë, ku sëbashku me ta tashmë në këtë gjykatë janë 7 gjyqtarë.

“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke u bërë gjithsej 7. Gjykata e Lartë tani mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vijojë emërimet. Faleminderit dhe presidentit Ilir Meta për betimin pa humbur kohë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara”, shkruan Kim.

7 anëtarët e Gjykatës së Lartë:

Sokol Sadushi
Ervin Pupe
Ilir Panda
Sokol Binaj
Albana Boksi
Sandër Simoni
Klodian Kurushi./ abcnews.al/