Gjykata e Lartë Amerikane kundër Trump

schedule12:18 - 27 Shkurt, 2018

schedule 12:18 - 27 Shkurt, 2018

Programi “Dreamers” në mbrojtje të emigrantëve të rinj të cilët kanë qenë minorenë kur kanë hyrë në territorin amerikan, do të vazhdojë të aplikohet në të gjithë vendin. Është ky vendimi i gjykatës së lartë amerikane, e cila refuzoi kërkesën e presidentit Trump për ndërprerjen e programit.

Gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara të amerikës rrëzoi kërkesën e administratës Tramp për t’i dhënë fund programit të mbrojtjes së “dreamers”, emigrantët e rinj të paligjshëm që kanë hyrë në vend kur ishin minorenë. Plani i njohur me emrin Daca, u miratua nga ish presidenti amerikan Obama. Administrata Tramp i kishte kërkuar organit më të lartë të drejtësisë që të rivlerësopnte vendimet e dy gjykatave federale në shtetet e Kalifornisë dhe Nju Jork, që ishin shprehur kundër dhënies fund të programit të mbrojtjes për ta duke bllokuar në këtë mënyrë planet e Tramp. Presidenti amerikan në muajin shtator deklaroi se në mungesë të një reforme nga ana e kongresit nuk do të rinovonte masat në momentin që do të skadojnë, në pesë mars të këtij viti. Përballë vendimeve të gjykatave Federale Shtëpia e Bardhë vendosi t’i drejtohej gjykatës së lartë duke pretenduar se program i mbrojtjes së emigrantëve të rinj është i paligjshëm. Një nga zëdhënësit e Tramp e cilësoi si vendim të njëanshëm atë të gjykatësve në San Francisco dhe Nju Jork, të cilët kishin urdhëruar administratën Tramp që të vazhdonin me aplikimin e këtij program në të gjithë territorin amerikan. Gjykatësit u shprehën se komenti i Ministrisë Amerikane të Drejtësisë sipas të cilit program Daca është i paligjshëm, bazohej në një platformë juridike difektoze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!