Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vendin tonë Yuri Kim në fjalën e saj në konferencën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, është shprehur se gjatë viteve që ajo ka qenë në Tiranë është bërë punë e madhe në këtë drejtim.
Kim është shprehur se gjatë këtyre viteve është arritur që Gjykata e Lartë të bëhet funksionale tashmë me 16 anëtare ku dhe 3 vakancat e mbetura duhet që të zëvendësohen sa më parë për të siguruar drejtësinë e merituar për shqiptaret.
Ndër të tjera diplomatja amerikane ka theksuar se me rritjen e besimit në drejtësi do të kemi dhe rritje të besueshmërisë nga ndërkombëtaret dhe rritjen e investimeve.
“Sfidat e sotme janë të ndryshme në krahasim me ato që janë përballur paraardhësit tuaj. Kanë kaluar 3 vite tashmë që jam këtu, dhe kam takuar shqiptarë nga të gjithë fushat jetës që më kanë thënë se duan drejtësi, një arsye për të bërë vendin të jetueshëm. Ju mund të ndjeni se dyshimi fillestar i shqiptarëve po zëvendësohet me besim të matur. Gjykata e lartë ka shumë gjëra për të qenë anëtare , sot ajo ka 16 anëtarë dhe 3 vakancat e mbetura duhet që të zëvendësohen sa më parë.
LEXO EDHE: Begaj: Të garantohet aksesi në drejtësi, përmes implementimit korrekt të hartës gjyqësore
SHBA është krenare që mbështete ekspertët në këto çeshtje, populli shqiptar meriton drejtësinë të dhënë në kohë. Është e rëndësishme që të ndihmojme për arritjet dhe të kujdesemi për to. Kujdestarët e reformën në drejtësi duan që ajo të dështojë. Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë dhe të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA, BE dhe vendet e tjera partnere duhet që të qëndrojnë të bashkuara, por në fund janë drejtuesit shqiptare dhe i përket Shqipërisë zbatimi, ne do të vazhdojmë që t’ju mbështesim.
Ruatja e integritetit dhe ruajtja e ndërhyrjeve reale pasi kemi parë shumë shembuj është shumë shqetësuese për publikun, pasi një integritet i tillë do të sigurojë drejtësi për të gjithë qytetarët do të rrisë besueshmërinë për investime të huaja. Zyrtarët publik duhet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar legjislacionin, në mënyrë që të ndjekin me kujdes çdo parim për të dhënë drejtësi. Puna që ju të gjithë po bëni është thelbësore për këtë.
Ka kaluar mbi tre vjet dhe pas tre viteve është koha për një ambasador të ri dhe është parë procesi i zhvilluar në Uashington, por mbështetja e SHBA-së nuk ka për të ndryshuar. Mund të ndryshojë ambasadori por jo mbështetja. Unë shikoj në sallë shumë persona me të cilët kam punuar personalisht shpesh i kemi thënë njëri tjetrit fjalë që nuk duhet ti kishim thënë, por ju duhet që të kuptoni se SHBA kërkon që të bëjë një reformë sa më të mirë për drejtësi, ne e bashkëndajmë shpresën e popullit shqiptar se mundësitë janë të disponueshme dhe askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë ajo./abcnews.al