Gjykata e la në burg, avokatja e “Boss-it” turk: Erdhi si biznesmen në Shqipëri, për të investuar

schedule12:09 - 2 Shtator, 2022

schedule 12:09 - 2 Shtator, 2022

Gjykata e Elbasanit ka lënë në masën arrest me burg bosin e kriptomonedhave Faruk Fatih Özer, si dhe nisjen e procedurave për ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Në seancën gjyqësore, Faruk Fatih Özer ka deklaruar se sulmi ndaj tij është politik, teksa ka kërkuar mosekstradim, me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.

Faruk Fatih Ozer, është lënë në burg nga gjykata e Elbasanit. Avokatja e Faruk Ozer, në një dalje për mediat tha se klienti i saj ishte i pafajshëm dhe se ndaj tij janë lëshuar akuza të pa baza.

“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë.
Thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë siç thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike. Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha avokatja.

./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!