Gjykata e Hagës nis zyrtarisht hetimin për mizoritë ruse në Ukrainë

schedule23:38 - 2 Mars, 2022

schedule 23:38 - 2 Mars, 2022

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Karim Khan tha se synonte të kërkonte autorizim nga presidenca e gjykatës për të hapur hetimin, por një referim nga Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria dhe 36 vende të tjera në gjykatë do të thotë se ai tani synon të nisë hetimin menjëherë.

Ai shkroi se në një “ekzaminim paraprak të situatës në Ukrainë, zyra kishte gjetur tashmë një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të Gjykatës ishin kryer dhe kishte identifikuar raste të mundshme që do të ishin të pranueshme”.

“Asnjë individ në situatën e Ukrainës nuk ka licencë për të kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale,” tha Khan./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!