Gjykata e Apelit në Durrës lë në burg Olesia Dukën

schedule13:15 - 15 Mars, 2018

schedule 13:15 - 15 Mars, 2018

Gjykata e Apelit të Durrësit la në “arrest me burg” Olesia Dukën, e cila akuzohet se përmes mashtrimit, ka përfituar shuma të mëdha monetare. Apeli i Durrësit la në fuqi masën e dhënë nga Gjykata e shkallës së parë në Durrës, duke mos pranuar apelimin, me argumentin se është bërë nga person i pautorizuar. Apelimi i radhës është me datën 21 mars.

Olesia Duka, dentistja e akuzuar që mashtroi biznesmenët duke u marrë mijëra euro, u la në burg. Apeli i Durrësit la në fuqi masën “arrest me burg” për 38 vjeçaren duke mos pranuar apelimin, pasi është bërë nga person i pautorizuar.
Olesia Duka i është drejtuar gjykatës për apelim mase me dy përfaqësues të tjerë mbrojtës, çka bëri që apelimi i radhës të mbahet më date 21 mars.
Perfaqesuesi ligjor Arben Llangozi sqaroj se apelimi i parë nga ish-avokati i Olesia Dukes është bere pa autorizimin e saj dhe se është ky i fundit që do të ndjeke ceshtjen e 38 vjecares.
Ai pretendon në pafajësinë e klientës dhe se masa shtrënguese arrest me burg duhet të rrëzohet pasi nuk është person me rrezikshmëri të lartë.

“Nga ana e gjykatës së shkallës së parë është vendosur gabim, sepse për klienten time flitet që ka të bëjë me rrezikshëmri të lartë shoqërore, kur klientja ime ka dy fakultete të gjitha me mesatare 10, do t’ia vë në dispozicion gjykatës, por theksoj se shteti jonë nuk do intelektualë, por persona që vjedhin shtetin dhe ta mbrojnë atë”– deklaroi avokati Arben Llangozi.

Olesia Duka, u arrestua nga policia me 25 shkurt me vendim gjykate. Arresti erdhi pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologia i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mije eurosh. Prokuroria pretendon se Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh një biznesmeni nga Durrësi, ndërkohë që pre e mashtrimit kanë rënë 11 biznesmenë./abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!