Gjykata e Apelit e ndryshon vendimin për Haki Rugovën

schedule16:55 - 20 Tetor, 2020

schedule 16:55 - 20 Tetor, 2020

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur më ankesat e avokateve mbrojtës,  kundër caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve Haki Rugova dhe Lulzim Blakajt.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 11 tetor 2020, është ndryshuar. Të pandehurve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu  afruar vendit, apo personit të caktuar.

“Konkretisht atyre u është ndaluar që t’i afrohen një dëshmitari,  në distancë më të afërt se 100 metra, e po ashtu iu është ndalur çdo komunikim më të, në kohëzgjatje prej një muaji. Më këtë aktvendim të pandehurve u bëhet me dije se në rast se e shkelin këtë masë, gjykata mund të urdhëroj paraburgimin.Gjykata e Apelit vlerësoj se edhe më këtë masë mund të arrihet qëllimi për të cilin është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prandaj edhe vendosi konform dispozitave te nenit 177 par. 1, nën par.1.2 dhe 1.3 të Kodit të Procedurës Penale.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se gjykata konsideron se nisur nga pesha e veprave penale, mënyra,  rrethanat dhe koha në të cilën dyshohen të jenë kryer ato, masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit, është masë e mjaftueshme, për të zvogëluar rrezikun që të pandehurit të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

-H.R.  po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Konflikt i interesit” , “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” .  Ndërsa L.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar.” Të gjitha këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune arrestuan pasi akuzoheshin për korrupsion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!