Një gjykatë holandeze urdhëroi sot qeverinë të heqë menjëherë ndalimin e trafikut gjatë natës, si masë për luftën ndaj koronavirusit. Gjykata ka argumentuar se këtij vendimi i mungon një bazë e duhur ligjore.
Vendimi minon reagimin e qeverisë ndaj krizës COVID-19 , pasi ka thënë vazhdimisht se masa ishte e nevojshme për të parandaluar rritjen e infeksioneve të reja për shkak të mutacioneve më ngjitëse të virusit.
Por gjykata mbajti anën e kërkesës së një organizate që protestoi kundër kësaj mase. Ndalimi i trafikut, i cili lejon daljen nga shtëpia vetëm për arsye të një nevoje emergjente nga ora 21.00. deri në orën 4.30 të mëngjesit , u zgjat javën e kaluar deri të paktën më 3 mars.
‘Masat e gjera duhet të bazohen në ligjet e duhura. Shtetrrethimi bazohet në një ligj emergjence, ku nuk ka kohë për diskutim me Parlamentin ,” tha gjykata në Hagë.
Shtetrrethimi, i pari në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkaktoi disa ditë trazirash nga protestuesit anti-Lockdoën kur u prezantua në 23 janar. g.v/abcnews.al