Një gjykatë ruse dënoi kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny me tre vjet e gjysmë burg, pasi vendosi se ai kishte shkelur vendimet e lirimit me kusht, por tha se Navalny do të vuante vetëm dy vjet e tetë muaj burg për shkak të kohës që ai ka kaluar tashmë në arrest shtëpiak.
Navalny, një nga kritikët më ashpër të Presidentit Vladimir Putin, u arrestua në kufirin rus më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me një agjent nervor të shkallës ushtarake.
Aleatët e Navalny u bënë thirrje mbështetësve të tyre që të protestojnë kundër vendimit në qendër të Moskës, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa avokati i Navalny tha se politikani i opozitës do të apelojë kundër vendimit.
/abcnews.al/