Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla që t’i përfshijë në diskutimet e Konferencës së kryetarëve.
Ai tha se opozita po përpiqet të tregohet e përgjegjshme, ndërkohë që po has në sjellje jo korrekte nga ana e mazhorancës.
“Ne kërkojmë të flasim dhe na thonë se duhet të flasim vetëm një herë. Balla ka kontaktuar partitë e breglanës. Brenda parlamentit kur vijmë 8 partitë politike anashkalohen. Balla na anashkalon. Kemi dy ditë që kishim lënë takim bashkë.
Nuk kam kundërshti që takon kryetarët e grupeve parlamentare. Ne duam të sjellim parlamentin në parametra.
Nuk duam të gjuajmë me bojë kryeministrin apo të hedhim ndonjë granatë këtu. Mos na detyroni. Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Ne jemi njerëz të përgjegjëshëm. Nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike”, tha ai./abcnews.al