Gjuzi i revoltuar me Ramën: Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit

schedule14:56 - 22 Qershor, 2020

schedule 14:56 - 22 Qershor, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim  Gjuzi ka deklaruar në një deklaratë për mediat përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë se duhet një qeveri akademike që zgjedhjet të mos vidhen në Shqipëri.

Gjuzi citoi edhe batutën e Ramës në Kuvend duke deklaruar se është i nervozuar me thënien e tij.

LEXO EDHE: Kujtim Gjuzi “zbulon” komplotin: Donin të më infektonin me Covid, por unë pjek mish helli, i djeg

“Ju them të gjithëve që përgjegjësia maksimale në këtë rast nuk është e Edi Ramës kryeministër, i cili të enjten e kaluar lëshoi një batutë që nuk kishte kuptim. Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit.

Unë jam i nervozuar me thënien e kryeministrit prandaj i them kryetarit të Kuvendit merr të gjitha masat që gjatë javës të jemi në tavolinën e përbashkët siç thashë me partitë politike parlamentare jo parlamentare, me intelektualët e pavarur që janë në parlament.

Ndërsa tryeza tjetër të ketë akademikët, ne kemi 2 vjet që kërkojmë qeverinë akademike, vetëm ajo mund ta çojë vendin në zgjedhje dhe zgjedhjet mos të vidhen”, u shpreh Gjuzi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!