“Gjurmim për paratë e pista”, Xhepa: Çdo sektor i ekonomisë është i rrezikuar

schedule14:35 - 8 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 8 Qershor, 2023

Eksperti për çështjet ekonomike, Selami Xhepa këtë të enjte në një lidhje Live për “Sheshin e Dollarit”, ka folur në lidhje me vendimin e Bashkimi Europian për të shtuar përpjekjet kundër pastrimit të parave.

Xhepa në fjalën e tij është shprehur se në ditët e sotme shumë institucione financiare janë të kërcënuar nga përfshira në pastrimin e parave.

Sipas ekspertit e rëndësishme është që për të luftuar tregun e pastrimit të parave është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim institucional.

“Lufta ndaj trafiqeve edhe kontrollit monetar është bërë një sfidë e rëndësishme gjatë viteve të fundit dhe sa më shumë bota kalon ndaj kriptomanedhave gjurmimi bëhet më  i vështirë dhe shqetësim mbetet financimi i terrorizmit. Për vende tona sidomos për ato të Ballkanit Perëndimor është kërkuar që të kenë një konsolidim përsa i përket sektorit financiar. Ne kemi një përpjekje për të konkluduar këto databaze. Disa banka e kanë kaluar këtë te Banka Qëndrore ku do të ketë një sportel të përcaktuar, ndersa te ne ideja ka qene qe kjo strukture te jete prane Tatimeve. Ne jemi përballur edhe me hakerimin e informacionit personal, ka nevoj për debat për mënyrën sesi do të funksionojë Databaze. Banka Qëndrore duhet që të jetë dhe ajo që do të bëjë të mundur dhënien e informacionit në lidhje me këto para.

Ajo që i mungon Shqipërisë është natyra e ndërveprimit mes institucioneve dhe zgjidhja alternative ka qenë që në kushtet e mungesës së bashkëpunimit mbetet centralizimi i një sporteli dhe unë mendoj se ky do të jetë tek Banka Qëndrore, pasi nëse ne do i delegojmë te tatimet apo në ndonjë institucion tjetër shkakton mosbesueshmëri”, ka thënë Xhepa.

Ndër të tjera ai ka dhënë detaje në lidhje me sektorin më të rriskuar përballë paravbe të paligjshme ku shprehet se ndërtimi dhe sistemet bankare janë ato që e kanë dhe përballjen e drejtpërdrejtë por nuk përjashton as sektorët e tjerë ekonomikë.

Ndërkohë sa i përket kriptomonedhave eksperti ekonomik ka theksuar se janë një term I ri në fushën e ekonomisë dhe është pak e vështirë që të ketë një kontroll të mirëfilltë për momentin mbi to.

Sistemi bankar është vetëm një nga segmentet, pasi mundësitë për pastrimin e parave janë të shumta. Sektori i ndërtimit është një ndër to. Sektorë të tjerë janë thuajse çdo sektor ekonomik, por ka shumë sektorë që janë më të brishtë ndaj kësaj siç është pasuria e paluajtshme ndërtimi. Çdo sektor i ekonomisë është i penetrueshëm nga paratë e paligjshme.  E rëndësishme është që të pengojmë sa më shumë shtigjet e parasë së paligjshme, për të shmangur paranë e zezë që vjen nga kjo botë e errët që është një sfidë ndaj luftës ndaj terrorizmit.

Kriptomonedhat dhe monedhat virtuale janë ndër sektorët më të rëndësishëm, janë një aset që investohet në tregjet financiare dhe Banka Qëndrore ka bërë disa përpjekje për ta mbajtur nën kontroll, po kjo është një sfidë globale por duke I pasur parasysh të panjohurat për këtë sistem financiar ka bërë që bankat në të gjithë botën janë më të ashpra”, ka thënë Xhepa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!