Gjuriç: Nëse ka zgjidhje për Kosovën, Serbia do të ketë më shumë territor

schedule15:09 - 19 Gusht, 2018

schedule 15:09 - 19 Gusht, 2018

Serbia dhe serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta në rast se gjendet një zgjidhje për konfliktin me Kosovën. Kështu thotë për të përditshmen serbe Politika, Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Beogradit. “Nëse do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës, atëherë Serbia dhe serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta. Kjo do të përmirësojë pozitën e tyre aktuale”, thotë Gjuriç. Ky opinion i tij mbështet në idenë e propozuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve./abcnews.al