Gjuriç në Mitrovicë/Kritika Prishtinës për shoqatën e komunave serbe

schedule22:35 - 20 Prill, 2018

schedule 22:35 - 20 Prill, 2018

Shefi i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç ka vizituar të premten veriun e Mitrovicës, një vizitë që ndryshe nga ajo e mëparshmja ka kaluar e qetë. Me lejen e autoriteteve kosovare, Gjuriç ka mbikëqyrur nga afër dy ndërtesa që po ngrihen me investim të shtetit serb, për të strehuar familjet serbe në nevojë. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se nuk e ka problem të bëhet viktimë në lidhje me Kosovën, pasi fati i tij lidhet me popullin serb të Mitrovicës. Më tej ai ka akuzuar qeverinë në Prishtinë se nuk ka qëllime serioze për ngritjen e Shoqatës së Komunave Serbe. Gjuriç ka shtuar se përfaqësuesit serbë do të presin afatin e caktuar nga bashkëshia ndërkombëtare për shoqatën, por ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur nëse serbët do ta krijojnë vetë atë nëse afati tejkalohet./abcnews.al