Gjunjëzimi përpara fillimit të ndeshjeve është kthyer në një çështje në Euro 2020. Italia i bëri lëmsh të gjithë në takimin ndaj Uellsit.
Emra si Toloi, Emerson Palmieri, Pessina, Bernardeschi dhe Belotti zgjodhën të kryenin veprimin e gjunjëzimit përpara nisjes së sfidës.
Disa lojtarë u gjunjëzuan, duke u solidarizuar në “luftën” ndaj racizmit, që vitet e fundit është kthyer në shqetësim të madh në botën e futbollit.
Kombëtarja e kaltër luan të premten në mbrëmje (2 korrik, 21:00) ndaj Belgjikës, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2020.
La Repubblica shkruan se djemtë e Roberto Mancinit e kanë zgjidhur këtë “hall”. Nëse lojtarë e Belgjikës do të gjunjëzohen, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me futbollistët e Italisë.
“Nëse do të ketë një kërkesë nga ekipi tjetër, ne do të gjunjëzohemi, si një ndjenjë solidariteti dhe ndjeshmërie ndaj ekipit kundërshtar“, u shpreh kapiteni Giorgio Chiellini. /abcnews.al