Akuza të forta nga ish presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç për Serbinë.
Në një intervistë për mediat vendase Gjukanoviç ka treguar për një skenar të Serbisë kundër Kosovës.
Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij skenari ishte destabilizimi i Kosovës dhe komprometoni i KFOR-it, madje për ketë ishin përgatitur edhe 27 vajza në kuadër të aferës SC.
Afera SC e nisur në nëntor të vitit 2002 është një skandal i njohur në Mal të Zi. Aty bëhet fjalë për një çështje të trafikut seksual. Në qëndër të akuzave ishte një grua moldave me të njëjtat iniciale, e cila deklaroi se ishte viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual nga disa persona mes të cilëve edhe figura ne ndikim në Mal të zi,.
Skenari do të vihej në zbatim në prag të proceseve të rëndësishme politike në rajon.
“Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i komandës së tij ushtarake. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza që do t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u arritën në kohë të merrnin informacionet dhe ta parandalonin atë aktivitet.”
Ai ka bërë me dije se autoritetet malazeze kishin mësuar se vajzat po trajnoheshin në ambientet e stadiumit të klubit Obiliq në Beograd.
Ndërkohë Serbia nuk është ndalur me sulmet ndaj Podgoricës.
Vuçiç akuzon Malin e Zi se ka importuar klane narkotike në vend.
Këto prentendime të Vuçiç nuk janë komentuar nga Podgorica zyrtare.


