“Gjuha shqipe nuk po respektohet”/ BDI akuza Mickoskit dhe aleatëve të tij në qeverisje

schedule17:08 - 22 Prill, 2025

schedule 17:08 - 22 Prill, 2025

Gjuha shqipe nuk po respektohet në faqet zyrtare të ministrive në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ky është shqetësimi i përsëritur i Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët i quajnë këto veprime të qëllimshme nga ana e qeverisë Mickoski.

“Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike”, thotë në reagimin e tij Bashkimi Demokratik për Integrim.

Sipas BDI këto zhvillime vijnë në një moment kur bëhen përpjekje për të vënë ne pikëpyetje vetë dispozitat kryesore të ligjit për Gjuhët në Gjykatën Kushtetuese.

“Kur institucionet shtetërore fillojnë të injorojnë ose të relativizojnë një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe – dërgohet një mesazh i rrezikshëm për të ardhmen e kohezionit shtetëror dhe bashkëjetesës ndëretnike”

BDI ka akuzuar edhe politikanet shqiptare në qeveri me kryeministrin Hristian Mickoski, të cilët janë përfshirë nga grindjet dhe përçarjet mes tyre, për kryetarin e koalicionit VLEN, tani që është larguar nga aty Arben Taravari i Aleancës për Shqiptaret, ne vend që të reagojnë dhe të mos e legjitimojne këtë qasje të VMRO-DPMNE.

Sfida e radhës politike në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhjet lokale te cilat pritet të mbahen me së largu në tetor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!