“Gjuha shqipe më njohu me bashkëshorten”, Premysl Vins: Turistët çekë preferojnë malet fantastikë të Shqipërisë

schedule10:36 - 21 Nëntor, 2023

schedule 10:36 - 21 Nëntor, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, albanologu nga Çekia, Premysl Vins ka treguar se Shqipëria ka ndryshuar shumë nga hera e parë që ai ka qene këtu. Vins ka zbuluar se i përlqejnë shumë malet në vendin tonë dhe njëjtë si turistët çekë të shumtë në numër në Shqipëri, zgjedh t’i vizitojë gjithmonë.

Sot pas 23 vitesh, Shqipëria është një vend tjetër, krejtësisht ndryshe, nuk di si ta shpjegojë tjetër. Më pëlqen i gjithë vendi, sidomos fshati shqiptar, rajonet malore. Unë preferoj malet. Unë isha në Malësi, kam parë rajonin e Kelmendit, në fshatin Lepushë dhe në Theth. Sot për shijen time, Thethi është tepër turistik. Unë më shumë preferoj rajonet rurale, që nuk janë kaq të zhvilluara nga pikëpamja turistike. Turistët çekë dominojnë vitet e fundit në Shqipëri, sepse ne na pëlqejnë shumë malet dhe këtu ka male fantastikë, të bukur”, tha albanologu.

Më tej, Vins tregoi se gjuha shqipe ishte ajo që “e njohu” me bashkëshorten italiane, pasi dhe kjo e fundit është një albanologe në profesion.

Gjuha shqipe më ka bërë të njoh dhe bashkëshorten time, e cila është një albanologe italiane. Në Kosovë, ka qene seminari ndërkombëtar i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare, që zhvillohet çdo vit në Universitetin e Prishtinës, është veprimtaria më e madhe albanologjike në botë, ku takohen të gjithë ‘të çmendurit’ nga e gjithë bota që duan të mësojnë shqip dhe aty u njoha me Xhovanën. Si unë dhe ajo vinim në Kosovë për të mësuar shqipen dhe për të marrë pjesë, edhe si të thuash shqipja na bashkoi”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!