Gjuha shqipe degë në universitet gjermane? Pedagogia e Fakultetit të Shtutgartit zbulon detajet

schedule11:58 - 19 Shtator, 2023

schedule 11:58 - 19 Shtator, 2023

Studiuesja, përkthyesja dhe pedagogia në Fakultetin e Shtutgartit, Loreta Shchillock ka zbuluar në emisioni “Pas Mesnate” në ABC, se si u bë pjesë e këtij të fundit.

Ajo e konsideroi veten me shumë fat, kur i ofruan kontratën e punës si pedagoge. Sakaq, theksoi se aktualisht po bën të pamundurën që ky fakultet të njohë sa më shpejt gjuhën shqipe.

Loreta zbuloi se deri tani është hapur një kurs për gjuhën shqipe dhe për letërsinë shqipe, por që duan që rrënjët të shtrihen më shumë.

Unë në fakt ndonjëherë nuk e besoj për fatin që kam pasur në Gjermani, por kur kam qene në semestrin e tretë, më ka ofruar universiteti kontratën e punës dhe më tha: ‘Zonja Shchillock ju do rrini tek ne’. Si fillim kam ligjëruar shkencën e linguistikës gjermane. Katër vitet e fundit jam rikthyer në departamentin internacional për studentët e masterit internacional, të cilët bëjnë masterin në gjuhën angleze, por janë të detyruar të mësojnë kulturën dhe linguistikën gjermane. Ndërsa, prap nga departamenti i linguistikës gjermane, prej një viti presin të bëjnë njohjen e gjuhës shqipe.

Në një nga departamentet është hapur një kurs për gjuhën shqipe dhe për letërsinë shqipe, lektorin nuk më kujtohet si e quajnë. Unë do mundohem që sa më shpejt të përfundojë kurrikulën time për t’ja prezantuar dekanit të Fakultetit të Shtutgartit, që të nisim sa më shpejt njohjen e gjuhës shqipe si strukturë. Si fillim, do të jepet gjuha shqipe për studentët gjermanë në gjermanisht, do të jepen disiplinat e gjuhës shqipe”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!