Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve/ Beqiri: E frymëzoi Sali Berisha me “shkollën e plepave”

schedule18:43 - 8 Tetor, 2025

schedule 18:43 - 8 Tetor, 2025

TIRANË- Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News kritikoi gjuhën e politikës, e cila sipas tij, është kundër sistemit të drejtësisë.

Ai theksoi se urrejtja ndaj gjyqtarëve i ka rrënjët që në vitin 1992, kur Sali Berisha krijoi “shkollën e plepave”.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, gjyqtarët nuk jepnin drejtësi, por mbanin anën e të fortëve dhe atyre që paguanin paratë.

“Politika në radhë të parë nuk e do drejtësinë. Politika e shkatërroi drejtësinë në vend. Me farën që është mbjellë pas 1992, vrasje do ketë.  Këtë klimë e krijoi Sali Berisha me shkollën e plepave. Ata e qelbën drejtësinë. Astrit Kalanë ka vrarë politika po e po, gjuha e urrejtjes që ka mbjellë kjo politikë.

Ai nuk ka lënë asgjë pa thënë për Astrit Kalanë, e quajti enverist. Gjyqtarët në Shqipëri, sa i përket problemit të sigurisë fizike të tyre ka qenë një katastrofë e vërtetë se nuk trashëguam asgjë nga sistemi që e përmbysëm. Në kohën e Berishës ishin katastrofë.

Ai ishte një shtet inekzistent në kohën e tij. Gjyqtarët në atë kohë i mbronte korrupsioni. Ata ua dhanë të drejtën kush kishte armën, kush  kishte paranë. Astrit Kalanë e vranë edhe kolegët e tij”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!