“Gjuha e njollosjes është bërë normë”, gazetari ndan përvojën personale: “Ushtria” virtuale e Kurtit kërcënon kundërshtarët politikë

schedule16:20 - 27 Mars, 2024

schedule 16:20 - 27 Mars, 2024

Eurodeputetja  Viola von Cramon ka ngritur shqetësimin për kufizimin e fjalës së lirë nga ana e qeverisë Kurti në Kosovë.

Gjatë intervistës në emisionin “Balkan Update” në ABC News, gazetari Ridvan Berisha theksoi se ky problem ka qenë i pranishëm prej kohësh dhe se gjuha e urrejtjes është bërë ‘standarde në Kosovë’.

“Duket se Von Cramon është kujtuar vonë të merret me këtë punë. Për kjo nuk është një lajm sepse jemi mësuar, edhe pse është shqetësuese kjo mënyrë. Pra kjo gjuhë është bërë standarde në Kosovë, Von Cramon e ka quajtur ushtri digjitale dhe kjo është e vërtetë. Fatkeqësisht kjo gjuhë është përhapur edhe në Maqedoni, por në Kosovë nuk ka qenë e përdorur kjo gjuhë a fije morali apo kriteri dhe pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike. Por duhet edhe të dimë që Von Cramon ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme e Kurtit dhe tani po shohim këtë reagim. Se di se ku ka qenë thelbi, por mbase dhe ajo ka qenë e sulmuar nga kjo gjuhë”, tha ai.

Gjithashtu ai ndau edhe raste edhe të kërcënimeve që ka marrë nga rrjete sociale, disa prej të cilëve edhe i ka referuar në polici.

“Ka pasur shumë raste, janë edhe ata të besimeve, por edhe të ekstremistëve politik që në këtë rast përfaqësohen nga Vetëvendosje. Familjarëve të mi i kam thënë të mos shqetësohen edhe pse fëmijët janë të përshirë në rrjete sociale, megjithatë i kam kaluar me sportivitet. Për të ardhur në pushtet në Kosovë është bërë normë që të vihet me gjuhë të njollosjes dhe linçimit të kundërshtarëve”, tha ndër të tjera Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!