Kryetar i Partisë Demokratike Dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka komentuar mënyrën se si kryeministri Rama i është përgjigjur gazetarëve dhe homologëve bullgarë në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Ditën e djeshme në Samitin e BE-së Rama e e cilësoi qëndrimin Bullgarisë të turpshëm.
Sipas Xhaferaj gjuha e përdorur për t’iu drejtuar gazetarëve dhe homologëve Bullgarë vërteton se Rama dhe ekipi i tij “strategjik” jo vetëm nuk po e kuptojnë se cila duhet të jetë qasja e Shqipërisë karshi BE-së për të garantuar hapjen e negociatave, por edhe se është i bindur se gjuha e shëmtuar që përdorin kriminelet kur i drejtohen atij vetë për interesa të tyre, funksionon edhe në forume të rëndësishme diplomatike.
Reagimi plotë