“Gjuha dhe raca jonë është hyjnore”, shqiptarja që pa në ëndërr Zotin: Epiri përfaqëson gjenezën tonë

schedule09:15 - 26 Shtator, 2022

schedule 09:15 - 26 Shtator, 2022

Simbiologjistja Arjana Milo bëri bujë disa ditë më parë pas deklaratës se kishte parë në ëndërr Zotin. Ajo ishte e ftuar sërish në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku shpjegoi disa simbole. Më tej, ajo theksoi se gjuha dhe raca jonë janë hyjnore ndërsa Epiri përfaqëson gjenezën tonë.

Duhet të analizojmë Epirin nga gjeneza e tij, ne kemi një origjinë prej yjeve, kemi diellin si simbolikë dhe Epiri na përfaqëson me gjenezën. Alien është lidhja e energjive të pjesës njerëzore, fizike, energjia e mbuluar, ta shpjegon vetë fjala. Al është dielli, jeni përfaqëson gjënë, sepse ta indikon atë që ju jeni.

Energjia është e lidhur me gjenezën. Epiri ka lidhje me gjendren pineale, syrin e tretë, të brendshëm dhe energjinë me energjinë primordiale.”, tha ajo. “Pi është pjesa e dijes, ka kuptimin vetëm në giuhën shqipe. Nëse tregojmë si veprim, një folje pi, asnjë gjuhë nuk i përket pi.

Përderisa i përket shqipes, ne që përfaqësojmë diellin, vijmë dhe kërkojmë rrënjët e pi dhe vijmë te Epiri. Përderisa flasim gjuhën hyjnore dhe të diellit, çdo folje që kemi shprehur në mënyrën e vektorëve. Pi e Epirit, gërmë për germë, dalim me pi e Pitagorës, të piramidave dhe profetëve.” /abcnews.al