Gjuetia e paligjshme po zhduk kafshët e rralla, Vaso Konomi: Moratoriumi zbatohet nga pak gjuetarë

schedule14:54 - 25 Shtator, 2021

schedule 14:54 - 25 Shtator, 2021

Prej 47 vitesh ushtron sportin e gjuetise dhe eshte nje nga njohesit me te mire te zonave ne Gjirokaster ku mund te kryhet ky aktivitet.

Ky eshte Vaso Konomi, ose sic thirret ndryshe nga miqte dhe te njohurit e tij Vaso gjuetari. Ai gjuetinë në Gjirokastër e konsideron të marrë fund, pasi gjahu po zhduket prej individëve te palicensuar që nuk zbatojne asnje kriter.

“Tashme gjuetaret e licensuar ndihen te diskriminuar.”

https://youtu.be/nWUk5d2z-6o

Moratoriumi i gjuetisë, i miratuar ne qershor te vitit 2016 me nje dekret te presidentit te kohes Bujar Nishani që tani ka humbur efektin është zbatuar vetem nga ata gjuetare qe kujdesen vertet per gjahun.

Sekretari i pergjithshem i shoqates se gjuetareve ne gjirokaster, Stefan Qurku thotë se ka qënë kundër moratoriumit. Qurku duke pesimist kur thotë se zeri i tyre nuk do te degjohet per te patur nje gjueti te ligjshme dhe brenda rregullave.

Gjirokastra numeron nje numer te  madh personash te apasionuar pas gjuetise. Por mosplotesimi i kuadrit ligjor dhe neglizhenca e organeve ligjzbatuese ne ndalimin e gjuetise se paligjshme ka bere qe shume gjuetare sportive te lene ne harrese pasionin e tyre. /abcnews.al/