Dinamo nuk e ka mbyllur ende merkaton. 18 herë kampionët e vendit kanë arritur marrëveshjet për dy lojtarë të tjerë, që sot pritet të vihen nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.
Njëri është sulmuesi anësor i Apolonisë, Redon Mihana. Lacciani i rritur te moshat e fierakëve do të vazhdojë të luajë në Superiore dhe pse jo të shpresojë edhe për transferimin jashtë vendit në të ardhmen.
Mes Dinamos dhe Apolonisë është arritur marrëveshja. Blutë gjithashtu kanë rënë dakord me Shënkollin për portierin 17-vjeçar, Simon Simonin.
Lezhjani shtatlartë ka provuar të luajë në moshë të vogël në Kategorinë e Parë, ndërkohë është edhe portieri i Shqipërisë U17. Te Dinamo e kanë parë edhe nga afër, pasi ka qenë në fushë në një nga miqësoret e tyre. /abcnews.al