Gjonaj për vrasjen e studentes: Mbrojtje për çdo grua në situatë dhune

schedule09:35 - 22 Janar, 2018

schedule 09:35 - 22 Janar, 2018

Në lidhje me vrasjen e studentes Ariela Murati një ditë më parë, ka reaguar edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja apelon për mbrojtje dhe mbështetje të çdo gruaje në situatë dhune.

“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”- shkruan ministrja Gjonaj në tuiter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!