Gjonaj: Ndërtimet pa leje shqetësuese, të forcojmë politikën penale ndaj tyre

schedule11:01 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 11:01 - 17 Dhjetor, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së saj në parlament, ftoi deputetët që të votojnë një projekt-liigj, që forcon politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje.

Gjonaj u shpreh se me anë të këtij projekt-ligji, sipas saj garantohet se ndërtimet do të jenë sipas të gjitha parametrave të duhura.

“Duam të ndërhyjmë në kodin penal që të mbrojmë shëndetin e njerëzve, që të mbrojmë edhe punimet në ndërtime. Me ndryshimet, forcojmë ligjet për çdo ndërtim pa leje. Ligji aktual nuk parashikon pasojat deri në humbje jete.

Përgjegjësitë janë të parashikuara në KED. Të forcojmë politikën penale ndaj ndërtimeve pa leje.  Duhen përmbushur ligjet dhe kriteret për ndërtimet. Me anë të këtij ligji, garantojmë se çdo metër katror ndërtim, të jetë sipas standardeve”, tha  Gjonaj gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!