Gjonaj e ka me mediat: Kujdes me lajmet për Covid-19 në burgje, sjellin pasoja për rendin dhe sigurinë

schedule11:26 - 16 Prill, 2020

schedule 11:26 - 16 Prill, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka bërë thirrje mediave që të bëjnë kujdes me lajmet lidhur me Covid-19 në burgje pasi kjo sipas saj bëhet burim për prishjen e rendit dhe sigurisë.

Ajo tha se shtrëngimi i masave është parë i nevojshmë për të frenuar pandeminë, sa kohë kodi penal nuk i parashikonte më herët masat e tilla.

Lexo edhe: Votohen sot ndryshimet në Kodin Penal, Rama mbërrin në Kuvend

“Ashtu si shumë vende të tjera nevoja ka diktuar nevoja e masave të tilla. Një tjetër ccësëhstje e rëndësishme është situata në burgje. Miratuam aktin për lirim për tre muaj të personave me rrezikshmëri të ulët. Lirimi i tyre ul mbippullimin në burgje.

Janë marrë edhe masa mjekësore me kontrolle të shtuara. Kemi pezulluar takimet me familjarët. Falenderoj familjarët që janë treguar mirëkuptues. Puna e çdo polici dhe gjitha strukturave vështirësohet kur lajmet e rreme përhapen nga mediat për raste COVID-19 në burgje.

I bëj thirrje media të tregojë përgjegjshmëri për institucionet e sigurisë sepse lajme të tilla sjellin pasoja për rendin dhe sigurinë. Është parë e nevojshme kriminalizimi i masave në kohë pandemish”, u shpreh Gjonaj./ abcnews.al