Gjonaj: Masa disiplinore për 28 doganierë dhe 5 specialistë në Durrës

schedule15:01 - 6 Mars, 2019

schedule 15:01 - 6 Mars, 2019

Kanë nisur procedimet penale nga policia e shtetit në Doganën e Durrësit. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në raportimin javor të Task Forcës antikorruspison sipas të cilës janë konstatuar shkelje nga doganierët dhe specialistët e doganës në qytetin bregdetar.

Dogana e Portit Durrës ka qenë shënjestra e radhës  e Task Forcës Antikorrupsion. Praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor,Mosrespektimin e parashikimeve ligjore për kontrollin fizik bazuar në risk të ngarkesave dhe  mjeteve të transportit. Për këto shkelje janë dhënë masa disiplinore për 28 doganierë dhe pesë specialistë. Rezultatet e kontrollit i bëri publike ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ministrja Gjonaj njëherësh edhe drejtuese e task forcës antikorrupsion njoftoi se nga strukturat që luftojnë korrupsionin në Policinë e Shtetit, gjatë javës së kaluar, janë evidentuar 17 vepra penale në fushën e korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës, ku 29 persona janë preceduar penalisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!