Gjonaj: Integrimi në BE, sfida jonë e përbashkët, të bashkërendojmë veprimet për rezultate të prekshme

schedule11:37 - 3 Mars, 2020

schedule 11:37 - 3 Mars, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka theksuar këtë të martë se rezultatet e punës së prokurorisë me drejtësinë e re, do të ndikojnë në ecurinë e vendit drejt BE-së.

Gjonaj e pranishme në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”, është shprehur ndër të tjera se reforma në drejtësi ka sjellë një kontribut në reformimin e drejtësisë penale.

Sipas saj ndryshimet ligjore i dhanë rol të ri prokurorisë duke garantuar pavarësi të plotë në hetim

“Më vjen mirë që koncidon me një lajm pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke nënvizuar rezultatet e reformës në drejtësi. Si ministre dëshiroj të nënvizoj rolin thelbësor të saj. Integrimi europian është një aspiratë e shqiptarëve, një ëndërr e papërmbushur. Është detyrë e gjithë institucioneve të drejtësisë. Është sfida jonë e përbashkët për të bashkërenduar veprimet tona, për të siguruar rezultate të prekshme. Reforma në drejtësi ka sjellë një kontribut në reformimin e drejtësisë penale. Ndryshimet ligjore i dhanë rol të ri prokurorisë duke garantuar pavarësi të plotë në hetim. Forcimi i pavarësisë duhet të shoqërohet edhe me konsolidimin e mekanizmave institucionalë që ndëshkojnë cdo lloj fryme të korrupsionit”, tha ministrja.

Ndër të tjera Gjanok ka theksuar se vettingu është një proces i vështirë, por jetik për besueshmërinë e qytetarëve.

“Reforma në drejtësi nuk është thjesht ndryshim ligjesh, por ndryshim i qasjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Vettingu është një proces i vështirë, por jetik për besueshmërinë e qytetarëve. Një numër i lartë i prokurorëve e kanë kaluar këtë test, dhe ky është tregues pozitiv për ju. Integriteti është faktor kyc për besimin te reforma në drejtësi. Vlerësoj rolin e grave në radhët e prokurorisë. Bëjnë një punë shumë të vështirë, duke u përballur edhe me mentalitetin. Mbetem avokate e fortë e promovimit të tyre brenda sistemit. Me parashikimet e reja ligjore është e nevojshme të atashohen prokurorë më eksperiencë.” u shpreh Gjonaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!