Gjonaj: “Gërdecit” dhe “21 Janarit” do u shkohet deri në fund

schedule20:31 - 12 Qershor, 2021

schedule 20:31 - 12 Qershor, 2021

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa foli në Kongresin e PS, u ndal tek dy çështjet që prej vitesh nuk marrin zgjidhje nga drejtësia.

Behet fjalë për “Gërdecin” dhe “21 Janarin”. Sipas ministres Gjonaj, beson se këtyre çështjeve do u shkohet deri në fund.

Gjonaj ka shtuar se Drejtësia e re do të vijojë të ketë mbështetjen e BE dhe SHBA.

“Çështje si “Gërdeci”, “21 janari” janë rikthyer. Besojmë se do u shkohet deri në fund. Miti i pa ndëshkueshmërisë janë duke marrë goditje të fortë. Për të bërë mentalitetin e ri të funksionim të sistemit të ri në Drejtësi. Ky është vetë shteti ne do vijmë mbështetje aktive. Garanci e partnerëve BE dhe SHBA. Ëndrra jonë Europiane nuk kuptohet pa një drejtësi Europiane.” e.l/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!