Gjon Muharremaj: S’mund ta besoj, i pari nga votat e jurisë dhe i treti nga votat e përgjithshme në Eurovision

schedule15:31 - 27 Maj, 2021

schedule 15:31 - 27 Maj, 2021

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision. Ai ka arritur të jetë i pari sipas votave të jurisë dhe në vend të tretë sipas votimit të përgjithshëm, përfshirë edhe publikun.

Ndonëse nuk rrëmbeu kupën e fitores, Gjon e ka cilësuar finale e Eurovision si një mbrëmje të çmendur.

Këngëtari ka postuar në Instagram disa momente ka rrugëtimi i paharrueshëm i këtij kompeticioni, që nga udhëtimi nga Zvicra në Holandë dhe deri te performanca e natës finale.

“Mbrëmja e së shtunës ishte e çmendur. Nuk mund ta besoj. Isha i pari me votat e jurisë dhe i treti në votimin e përgjithshëm me këngën time ‘Tout L’Univers’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen, jam shumë mirënjohës”, ka shkruar Gjoni në postim./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!