Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjokoviç bën “101”/ Ish-numri 1 i botës triumfon në Turneun ATP në Athinë

schedule13:40 - 9 Nëntor, 2025

schedule 13:40 - 9 Nëntor, 2025

Ishin dy turne krejt të ndryshëm. Ai i meshkujve në Athinë u bë I madh sepse mori pjesë ish-numri 1 I botës dhe rekordmeni I Grand Slemeve, Novak Gjokoviç, ndërsa ai I femrave ishte Finalja e Turneve Masters, një konkurrim që vjen menjëherë pas Grand Slemeve.

Në kryeqytetin e Greqisë triumfoi pikërish Gjokoviç. Tenisti serb, që është larguar nga Beogradi mesa duket sepse i doli kundër presidentit të vendit, Vucic, ia doli në finale ndaj italianit Muzeti me 3 sete.

Rezultati I seteve ishte 4-6, 6-3 e 7-5 në fushën qendrore në kompleksit sportiv “Paqja e Miqësia”. Ky ishte turneu numër 101 që Nole fiton në karrierë, duke qenë vetëm dy suksese pas legjendës zvicerane, Rozher Federer, që është i dyti për të gjitha kohët me 103.

Në vend të parë, Xhimi Konors me 109. Pas fitores në Athinë, Gjokoviç njoftoi se nuk do të luajë në Finalet e Serisë Masters në Torino që nisin këtë të hënë, dhe ku do të shkojë Muzeti.

Tek femrat pati një të papritur. Tenistja nga Kazakistani, Jelena Ribakina, fitoi Finalet e Serisë Masters, që u zhvilluan përpara meshkujve.

Në Arenën e Universitetit të Mbretit Saud në Riad të Arabisë Saudite, Ribakina mundi numrin 1 të botës dhe favoriten, Arina Sabalenka.

Bjellorusja, që është kampione e Uimbëlldonit në fuqi, u mund në dy sete, me rezultatin 6-3 e 7-6.

Vajza e lindur në Moskë e plotësoi kryeveprën e saj në Riad, pasi në fazën e grupeve mundi numrin 2 të botës, polaken Iga Shviontek.

Ky ishte turneu I 11-të fituar prej saj në karrierë, e ndoshta po kthehet në formën e madhe që pati në 2022 kur triumfoi në Uimbëlldon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!