Gjoka: Shkëndja ime beson ende te titulli, pezullimi i bën dëm Tiranës

schedule23:15 - 24 Mars, 2020

schedule 23:15 - 24 Mars, 2020

Ernest Gjoka ka lënë Tetovën për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Tiranë, aty ku po qëndron i izoluar si të gjithë njerëzit e tjerë. Trajneri i Shkëndijës ka prekur tema të ndryshme në lidhjen direkte me emisonin “Fan Zone” në Supersport.

LARGIMI NGA TETOVA – “Ishte shumë e vështirë, sepse në momentin që nisi kjo situatë, në Maqedoni ishte ndryshe. Edhe aty u mor vendimi të ndalej futbollI dhe kam një javë që jam në shtëpi”.

SHKËNDIJA – “Do të jetë e vështirë për të marrë formën fizike, do të jetë ndërpreje e shkurtër apo e gjatë nuk dimë ta shpjegojmë. Mbajtja e skuadrës në formë është specifike, edhe pse kemi kontakt me futbollistët “online”, por nuk është e mjaftueshme. Eshtë e vështirë në anën psikologjike”.

RROGAT – “Nuk di të them nëse do të preken, është kryesia që vendos. Ne jemi në pritje të vendimit të kryesisë, kur ta marrin, do ta ndaj me ju”.

KAMPIONATI – “Që në krye të herës, kur shkova te Shkëndija, e kam gjetur me diferencë të madhe. Vazhdojmë të luftojmë, të kemi besim, përderisa jemi matematikisht në garë. Pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë gabime që nuk na falen. Do të shpresojmë deri në fund, derisa matematika na e lejon. Jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe kemi një hapësirë të marrim trofe”.

SUPERIORJA – “Kjo ndërprerje i bëri dëm Tiranës, ishte një erë që frynte për Tiranën. Nuk e di se si do të jetë kur të rinisin ndeshjet, 9 pikë janë shumë, por Kukësi e ka potencialin. Gjithsesi, kampionati e ka marrë formën e tij sivjet”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!