Gjoka: Po presim që Ditën ta zyrtarizojë Shkëndija, urime Tiranës për titullin

schedule23:02 - 30 Korrik, 2020

schedule 23:02 - 30 Korrik, 2020

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka, foli në lidhje Skype me emisionin Pressing, aty ku insistoi se marrëveshja se për transferimin e Ditës, do të flasë vetëm nëse klubi e zyrtarizon, si dhe i uroi Tiranës titullin kampion.

“E para, dua të uroj Tiranën nga kryesia e Shkëndijës, për titullin kampion. E dyta, më bëhet qejfi si një djalë kryeqytetas që Tirana doli kampion pas kaq shumë kohësh e vuajtjesh, por dhe në emër të familjes Gjoka.

Në punën tonë, asnjëherë mos thuaj kurrë, se gjatë rrugës edhe mund të drejtoj Tiranën. Unë kategorinë Superiore e vlerësoj gjithmonë, më ka bërë këtë njeri që jam sot. Gjithmonë do të më mungojë Superiorja. Por e këtu jemi, do të jemi gjithmonë bashkë.

Bruno Dita? Nuk më takon mua ta them sot, duhet të dali klubi Shkëndija ta zyrtarizojë. Është një futbollist që e kemi ndjekur gjithmonë dhe ti e di (drejtuar Çarçanit) që nuk i them gjërat pa ndodhur”, u shpreh Gjoka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!