Gjobitet produksioni i filmit, ku Alec Baldwin qëlloi për vdekje kinematografen

schedule11:11 - 21 Prill, 2022

schedule 11:11 - 21 Prill, 2022

Produksioni i filmit “Rust”, “LLC”, u gjobit me mbi 136 mijë dollarë nga “Oçupational Safety and Health Administration” në Neë Mexico, disa muaj pasi kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje nga Alec Baldwin.

Në një raport të ri, zyrtarët e sigurisë thanë se kompania tregoi “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në set, që rezultuan në një fatalitet, lëndim të rëndë dhe kushte të pasigurta pune”.

“Hetimi ynë zbuloi se ky incident tragjik nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Produksioni i filmit Rust LLC do të kishte ndjekur standardet kombëtare të industrisë së filmit për sigurinë e armëve të zjarrit. Ky është një dështim i plotë i punëdhënësit për të ndjekur protokollet e njohura kombëtare që i mbajnë punonjësit të sigurt”, tha Sekretari i Kabinetit të Mjedisit, James Kenney në një deklaratë.

Hutchins vdiq në xhirimet e filmit “Rust”, ndërkohë që regjisori Joel Souza mbeti i plagosur. Askush deri më tani nuk është akuzuar penalisht për të shtënat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!