Gjobitet kompania e Elon Musk, shkeli rregullat për transportin e materialeve të rrezikshme

schedule18:38 - 26 Janar, 2024

schedule 18:38 - 26 Janar, 2024

Kompania e implanteve të trurit të Elon Musk, Neuralink është gjobitur për shkeljen e rregullave të Departamentit të Transportit të SHBA-së në lidhje me transportin e materialeve të rrezikshme, sipas të dhënave të agjencisë federale të parë nga Reuters.

Gjatë inspektimeve të objekteve të kompanisë në Teksas dhe Kaliforni në shkurt 2023, hetuesit e Departamentit të Shtetit të SHBA zbuluan se kompania nuk ishte regjistruar si transportues i materialeve të rrezikshme, tregojnë të dhënat e agjencisë.

Ata gjetën gjithashtu paketim të dëmtuar të mbetjeve të rrezikshme, duke përfshirë ksilenin e lëngshëm të ndezshëm. Ksyleni mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje, konfuzion, humbje të koordinimit të muskujve dhe madje edhe vdekje, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kompania e Musk u gjobit me një total prej 2,480 dollarë, më pak se sa ishte vlerësuar fillimisht, sepse kompania pranoi të rregullonte problemet, tregojnë të dhënat.

Një zëdhënës i Administratës së Sigurisë së Gazsjellësit dhe Materialeve të Rrezikshme, agjencia e ministrisë që hetoi Neuralink, konfirmoi shkeljen dhe gjobën dhe tha se hetimi tani është mbyllur./abcnews.al