Gjobiten pronarët e 9 mjeteve lundruese në Shëngjin, muzika e lartë fenomen shqetësues për banorët

schedule13:01 - 31 Korrik, 2022

schedule 13:01 - 31 Korrik, 2022

Pronarët e 9 mjeteve lundruese në Shëngjin janë gjobitur nga Policia Kufitare për mungesë dokumentacioni, ndërsa vijon monitorimi i bregdetit për të mbajtur nën kontroll edhe mjete lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

Shefi i Stacionit të Kufirit Shëngjin Komisar Emiliano Resulaj tha për mediat se ndëshkime ka pasur edhe për 9 qytetarë te cilët kanë thyer rregullat detare duke marr masë administrative deri në bllokim te mjetit lundrues.

Muzika e lartë mbetet shqetësim në Shëngjin.

Duket se në këtë pikë bashkëpunimi me organet e tjera mungon dhe këtë e ka bërë të ditur zëvendës Shefi i Komisariatit Lezhë, komisar Pashk Pervata.

Sipas tij janë vërejtur disa probleme që nuk janë gjetur ende zgjidhje.

Motorët e ujit vijojnë të jenë shkaktarë të disa prej incidenteve përgjatë këtij sezonin turistik, por në plazhet e Lezhës fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur raste të tilla./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!