Një ngjarje e paprecedentë në Francë, aty ku dy futbollistë rrezikojnë të gjobiten rendë. Antoine Kombouar, trajneri i Toulouse. ka mbledhur skuadrës pas ndeshjes me Lyon (u luajt në mesjavë për Kupën e Francës) për shkak se në stolin e rezervave është gjetur një telefon.
Kombouar është zotuar para futbollistëve se ai që e ka pasur atë telefon do të gjobitet rëndë. Raportohet se Matthieu Dossevi dhe Aaron Leya Iseka janë dy futbollistët që dyshohen se e kanë pasur telefononin.
Nëse i përket Dossevit, atëherë ai rrezikon edhe shiritin e kapitenit. RMC shkruan se ai ka qenë duke parë “El Clasico”-n, së bashku me një lojtar tjetër. /abcnews.al

