Gjobë, fshikullim dhe burg për gratë në Iran që nuk mbajnë shami

schedule12:22 - 6 Mars, 2024

schedule 12:22 - 6 Mars, 2024

Autoritetet iraniane kanë marrë masa ndaj grave në publik dhe kontrolle masive policore ndaj shoferëve për t’u siguruar që ata mbajnë shaminë e detyrueshme islame.

Një gjë e tillë ka çuar në mijëra sekuestrime makinash, sipas një raporti të Amnesty International.

“Dhjetëra mijëra grave u janë sekuestruar makinat e tyre në mënyrë arbitrare si ndëshkim për guximin për të kundërshtuar ligjet që detyrojnë mbajtjen e shamisë.

Ka raste kur ndiqen penalisht dhe dënohen me fshikullim ose burgim, gjobë ose detyrohen të marrin pjesë në seminare etike”, thuhet në raportin e organizatës bazuar në dhjetëra dëshmi nga gratë që jetojnë në Iran.

Sipas njoftimeve zyrtare, që nga prilli 2023, policia e Iranit ka urdhëruar sekuestrimin e dhjetëra mijëra makinave, shoferët ose pasagjerët e të cilave, ndonjëherë deri në nëntë vjeç, nuk mbanin shaminë ose e mbanin atë “në mënyrë të papërshtatshme”, sipas njoftimit të Amnesty International.

Këto urdhra “bazohen në imazhet e marra nga kamerat e vëzhgimit ose raportet e oficerëve me rroba civile që patrullojnë rrugët dhe përdorin një aplikacion policie, Nazer, për të raportuar targat e makinave, shoferët ose pasagjerët e të cilave nuk respektojnë rregullat”.

Sipas raporteve, grave u mohohet në mënyrë rutinore qasja në transportin publik, aeroporte ose banka nëse nuk mbajnë shami.

Në muajt e fundit, gjithnjë e më shumë gra janë shfaqur pa shaminë e detyrueshme islame në publik, veçanërisht pas lëvizjes masive të protestës së shkaktuar nga vdekja e 22-vjeçares Mahsha Amini në shtator 2022, ndërsa ishte në paraburgim.

E reja u arrestua në Teheran nga policia e moralit sepse mbante shaminë islame “në mënyrë të papërshtatshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!