Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjobë dhe pezullim për “Albchrome”/ Elbasan, kompania mbante 318 ton mbetje të rrezikshme

schedule11:40 - 28 Maj, 2026

schedule 11:40 - 28 Maj, 2026

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i ka pezulluar përkohësisht  aktivitetin kompanisë Albchrome ne Elbasan.  Njëkohësisht  e ka ndëshkuar me gjobë prej 4 milion lekësh.  Kjo për trajtim të mbetjeve të rrezikshme.

Vendimin sqaron Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  e ka ndërmarrë pasi inspektimit të  kryer nga drejtoria rajonale e Elbasanit për menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre.

Gjatë kontrollit Inspektorati  thotë se ka  konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.



Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre.

Në zbatim të ligjit, IKMT  thotë se  ka vendosur masën administrative ndaj kompanisë dhe  gjithashtu  ka  pezulluar  aktivitetin deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!