Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një fabrikë me vendndodhje në Kashar. Detyrimet e papaguara të akcizës e kanë ndëshkuar subjektin me 70 milionë lekë gjobë nga ministria e financave dhe ekonomisë.
Hodhi për konsum 500 mijë litrave birrë por shmangu detyrimet e akcizës. Në derë i erdhi një gjobë e majme këtij subjekti në Kashar nga ministria e financave dhe ekonomisë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj paralajmëroi të gjitha subjektet e tjera të kësaj natyre se do të kenë të njëjtin fat nëse nuk zbatojnë detyrimet ligjore.
Ministrja Denaj i bën thirrje subjekteve që të evidentojnë të gjithë mallin brenda një regjimi fiskal. Çdo magazinë fiskale do të kontrollohet, duke filluar nga ato më të voglat tek ato më të mëdha paralajmëroi ministrja e financave dhe ekonomisë sipas të cilës aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë muajit Gusht./ABC News Albania 24/7