Gjobë 115 mijë euro dhe pezullim i trajnerit, Federata Turke nuk fal “Fenerët” e Stambollit

schedule19:36 - 11 Prill, 2024

schedule 19:36 - 11 Prill, 2024

Më në fund reaguan, Federata Turke e Futbollit e ka gjobitur skuadrën e Fenerbahce me 115 mijë euro këtë të enjte për braktisjen e Superkupës së Turqisë, me “Fenerët e Verdhë” të Stambollit, që zbritën nëfushë me 19-vjeçarët përballë “Luanëve” të Galatasaray dhe u tërhoqën vetëm 1 minutë pasi pësuan një gol të shpejtë, nga Mauro Icardi.

Pezullimit nuk i ka shpëtuar as teknikut, Ismail Kartal, i cili u pezullua me 60 ditë pasi urdhëroi skuadrën e tij të braktiste lojën, teksa duhet theksuar se kjo luftë mes Fenerbahçes dhe FTF-së shpërtheu kur skuadra “Verdheblu” u sulmua nga disa tifozë të Trabzonspor pas një ndeshje të Ligës Turke.

Që atëherë, presidenti Ali Koç ka denoncuar ekzistencën e një “rrjeti të fshehur në futbollin turk”, i cili “vendos rrjedhën e kampionatit nëpërmjet arbitrave”. Si e tillë, pas një asambleje të përgjithshme me më shumë se 20 mijë tifozë, Fenerbahce do të diskutojë ende opsionin e tërheqjes nga kampionati.

Pati edhe arsye të tjera që çuan në bojkotimin e ndeshjes së Superkupës, teksa më herët, Presidenti Koç kishte kërkuar që arbitri i ndeshjes të ishte i huaj dhe vetë loja të shtyhej për shkak të pjesëmarrjes së Fenerbahce në Conference League, por të dyja kërkesat u refuzuan nga FTF. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!